Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur krenar pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri ku kjo e fundit barazoi falë një goli të vonshëm në kohën shtesë nga Klaus Gjasula.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se përballë një skuadre shumë të fortë dhe me shumë eksperiencë ishte një Shqipëri e re dhe e përkushtuar, shkruan Arbresh.info.
“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama.
“Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, tha ai./Arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...