Gjenden mjete shpërthyese në Rahovec

10:32 | 19 Qershor 2024
E.K

Policia e Kosovës ka njoftar se një person ka informuar se gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejnë të Rahovecit.

“Dejnë, Rahovec 18.06.2024-15;40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se përderisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyes të tipt A-6 dhe rreth 100 fishekë. Është informuar njësia për deminim”, thuhet në raport./Arbresh.info

Të ngjashme