Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, ka thënë se gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia.
Kurti ka thënë se ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë, duke shtuar se ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra.
“Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë”, ka shkruar Kurti në Facebook, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë:
Gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia. Ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë. Andaj ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra.
Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë.
Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi.
Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte./Arbresh.info/
Kurti: Qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë s...
FIFA cakton datat dhe vendin e Intercontinental Cup, Real Ma...
Rama përgëzon bashkitë për përkushtimin në Ditën Ndërkombëta...
SHSKUK reagon pas raportimeve për mungesë të produktit Phesg...
Balluku: Skema e re e subvencionimit të ujit, mbështetje për...
Osmani: Zbardhja e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit është ...