Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Podujevës

08:20 | 19 Qershor 2024
R J

Podujeva me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për nderë të kësaj dite, ish-eurodeputetja, Doris Pack do të dekorohet me çmimin “Qytetare Nderi” e Komunës së Podujevës.

Nga dje një rrugë në qytetin e Podujevës do të bart emrin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-deputeten e Parlamentit Evropain, Doris Pack.

Në ceremoninë për vendosjen e emërtimit të rrugës ishte, Doris Pack, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja, Marigona Lahu, drejtorë dhe asamblistë komunal, si dhe qytetarë.

Ish-eurodeputetja Pack ishte zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin Evropain.

Kurse, Dita e Çlirimit e Podujevës sot shënohet edhe me shumë aktivitete tjera.  Agjenda për 25 vjetorin e çlirimit të kësaj komune nis me seancën solemne dhe përmbyllen me koncertin madhështor me rock grupin e njohur “Elita 5”./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme