Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, sot do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçië, kanë raportuar mediet serbe.
Sipas medieve serbe, takimi me Lajçak e Vuçiq do të nis rreth orës 18:00.
Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me hapat konkret që duhen ndërrmarë në bisedimet Kosovë-Serbi.
“Fokusi i vizitës sime sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se çfarë hapash konkretë do të ndërmarrim në procesin e normalizimit, sigurisht kemi marrëveshje dhe duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, dhe kjo ishte një nga çështjet e para që diskutuam me zotëri Bislimin. Dhe çështja e dytë ka të bëjë më planin e rritjes që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime, por për Kosovën dhe Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe jam unë ai që do ta bëj vlerësimin për konstruktivitetin”, ka deklaruar Lajçak.
Duke folur për mundësin e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës dhe raportin e dërguar nga Josep Borrell, Lajçak ka thënë se raporti diskutohet sot dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.
Ndërkohë lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, Lajçak tha se ura duhet të hapet por të bëhet në një mënyrë që nuk përshkallëzon situatën në terren.
Kurse në njoftimin për media të qeverisë, thuhet se Bislimi ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.
Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët.
Gjithashtu, citohet Bislimi t’i ketë thënë Lajçakut se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar.
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër