Google ADS

Osmani: Leotrimi ishte një nga 1,133 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

23:11 | 18 Qershor 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 7-vjeçari Leotrim Ahmeti, është në mesin e 1 mijë e 133 fëmijëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në “X”, ajo tha se qëndrojnë me familjen e tij dhe çdo familje të lënduar nga humbja e fëmijëve të tyre,

“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeç kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sot për nder të tij në Skenderaj është ngritur shtatorja. Ne qëndrojmë me familjen e tij – dhe çdo familje të plagosur nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme