Heqja e vizave nga Izraeli, Haradinaj: Akt që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve

20:46 | 18 Qershor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Izraelit.

Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar, shkruan Arbresh.info.

Ai shtoi se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli është një akt që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve, shkruan Arbresh.info.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, një hap që kontribuuoi në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Sot, kur po festojmë Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, po shënojmë edhe një të arritur, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, një akt që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy popujve tonë.”, ka shkruar kreu i AAK-së.

“Urime Dita e Pavarësisë, Izrael!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme