Google ADS

Lajçak për hapjen e urës së Ibrit: Të bëhet në një mënyrë që të mos përshkallëzohet situata

20:18 | 18 Qershor 2024
E.G

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në një deklaratë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Para mediave ai theksoi se hapja duhet të bëhet në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata dhe të krijohet një atmosferë e mirë në kuadër të dialogut, shkruan Arbresh.info.

“Hapja e urës ka të bëjë më marrëveshjen e vitit 2015 dhe 2016, qëndrimi ka qenë që të hapet por kjo duhet të bëhet në mënyrë që të mos përshkallëzohet situata në terren. Kjo të bëhet në frymë të një atmosferë të mirë dhe në kuadër të dialogut”, theksoi emisari sllovak.

Lidhur me këtë ai kishte folur edhe për mediumin Kosovo Online duke thënë se hapja e pakoordinuar e Urës mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë situatën e dialogut edhe më tej.

ai tha se kjo është objekt i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar.

Lajçak theksoi se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.

Tutje, ai shtoi se është i gatshëm që këtë temë ta vendosë në agjendën e takimit të radhës në Bruksel nëse palët kanë gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë.

“Ne vazhdimisht i kemi bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i adresojnë çështjet në dialog dhe të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara. Nuk është kurrë mirë nëse partnerët ndërkombëtarë befasohen. Në këtë rast, hapja e pakoordinuar e urës kryesore të Ibrit mund të çojë në incidente të sigurisë dhe të komplikojë më tej procesin e normalizimit. Hapja e urës në Mitrovicë është objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja – nga viti 2015 dhe 2016. Edhe pse jam dakord që ura duhet të hapet dhe ne e kemi kërkuar për një kohë të gjatë, duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe të dakorduar. Çdo vendim në lidhje me urën duhet së pari të konsiderohet dhe të merret në dialog. Nëse palët janë të interesuara, me kënaqësi do ta vendos këtë çështje në agjendën e takimit të radhës të kryenegociatorëve”, ka thënë diplomati sllovak./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Lajçak: Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të shkaktojë incidente

Të ngjashme