Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen.
Sipas komunikatës për media, vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit.
“U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova.”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme./Arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...