Zëvendësministri Ahmeti e filloi vizitën zyrtare në Pragë, dhe u prit në takim nga homologu i tij, z. Marian.
Gjatë takimit, u diskutua për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe proceset e ndërlidhura me integrimet euro-atlantike të Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri Ahmeti ritheksoi kërkesën për heqjen e masave të Bashkimit të Evropian ndaj Kosovës. Në fund, ai falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e vazhdueshme në këto procese.
Po ashtu, u diskutua edhe për zhvillimet në nivel botëror me theks të veçantë agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropë dhe rajonin tonë.
Pas këtij takimi, Zëvendësministri Ahmeti, takoi edhe Drejtorin e Përgjithshëm, z. Konecky, me të cilin diskutuan për çështjet shumëpalëshe, më konkretisht u trajtuan proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Zëvendësministri Ahmeti, po ashtu takoi Drejtorin Koshatka, ku në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre në fusha me interes të përbashkët, si ajo e drejtësisë, ekonomisë dhe kulturës.
Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjet në proces dhe inicimin e marrëveshjeve të reja./Arbresh.info
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...