Google ADS

Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja

16:17 | 18 Qershor 2024
E.K

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por nuk do të ketë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

Kupina tha se shkaku që nuk do të ketë takim Osmani-Lajçak është mospërputhja me agjendën e paracaktuar të Presidentes.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha Kupina./Arbresh.info

Të ngjashme