Google ADS

Lanësohet projektit e-Twinning, Nagavci: Hapë mundësi të reja bashkëpunimi

12:51 | 18 Qershor 2024
E.K

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen, bënë lansimin e projektit e-Twinning në Kosovë.

Ministrja Nagavci, tha se këtë vit Kosova po bëhet, për herë, pjesë e platformës e-Twinning, e cika përfshinë më shumë se 40 shtete. Ajo tha se kjo platformë Online i mundëson Kosovës bashkëpunim me shkollat e më shumë se 40 shteteve.

Ministrja Nagavci tha se Kosova është me fat që përfshirë në programin e Erasmus+.

“Kosova është me fat që është pjesë e këtyre programeve të përbashkëta e Erasmus+. Para disa ditësh prezantuam numrin e pjesëmarrjes së lartë në këto programe të madhe. Sot po lanësojmë projektin e-Twinning në Kosovë, që mundëson një bashkëpunim të mësimdhënësve e nxënësve të Kosovës me mësimdhënës e nxënës nga vendet anëtare të programit Erasmus+.

Ajo falënderoi Komisionin e Bashkimin Evropian për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në këto projekte./rtk

Të ngjashme