Google ADS

Rama dhuron gjak: Ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për organizmin

12:24 | 18 Qershor 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në nismën për dhurimin e gjakut.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se dhurimi i gjakut është jo vetëm ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për ata që e japin.

“E kemi traditë që nga bashkia, dhurojmë çdo vit. Dhënia e gjakut nuk është vetëm ndhmë jetike për ata që kanë nveojë, por është edhe ripërtëritje për ata që e japin. Lum kush jep. Me dhënien e gjakut, organizmi fiton një energji të re dhe shtyhet plakja”, theksoi Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme