Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në detin Jon, pranë brigjeve të Italisë, ku një varkë me vela e mbushur me emigrant klandestinë është përmbysur. Dyshohet se mbi 60 emigrantë kanë humbur jetën, mes tyre të paktën 26 kanë qenë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, ku një varkë me vela e nisur nga Turqia me rreth 80 emigrantë afganë, iranianë dhe kurdë është mbytur.
Sipas informacioneve të mediave italiane vetëm 12 persona kanë mbijetuar, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Ata janë shpëtuar nga një anije tregtare që po lundronte në atë zonë. Nga dëshmitë e të mbijeturave mësohet se në bordin e varkës me vela kishte edhe shumë fëmijë.
Emigrantët ishin nisur 8 ditë më parë nga një port i Turqisë dhe destinacioni i tyre ishte Italia.
Ndërkohë një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Lampeduzës po në Itali. Ku një anije që po transportonte emigrant klandestinë nga Afrika ka pësuar avari dhe lëshoi sinjalin SOS. Në të u gjetën 10 persona pa jetë, ndërsa u evakuuan 51 të mbijetuar.
Vala e migrantëve klandestinë drejt brigjeve të Europës ka sjellë shumë viktima. Sipas organizatave ndërkombëtare mbi 800 persona kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në kontinentin europian vetëm gjatë këtij viti./Klan News
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...