Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt zbulohet shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se shtatorja është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”.
“Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.
Zbulimi i shtatores është paraparë të mbahet në 13:30 në oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” afër sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.
Leotrim Ahmeti si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros. Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti.
Sot mbushen 25 vite nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe. Për të shënuar këtë ditë komuna e Skenderajt ka organizuar homazhe në Komplëeksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Marinë.
Do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin e Komunës së Skenderajt.
Do të mbahet një Akademi përkujtimore për të nderuar dëshmorët dhe martirët e kësaj komune.
Gjithashtu, do të hapet një ekspozitë dhe do të mbahet një koncert festiv për fëmijët.
Më 12 qershor shënohet përvjetori i hyrjes së forcave e NATO-s në Kosovë, ndërsa bombardimet kundër Serbisë kishin nisur më 24 mars 1999.
Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Pas bombave të hedhura nga forcat aleate për njëmbëdhjetë javë rresht, Serbia u detyrua t’i japë fund spastrimin etnik dhe t’i largojë forcat policore dhe ushtarake nga Kosova, duke mundësuar kështu kthimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje, përkohësisht të strehuar e të mirëpritur në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në vende të ndryshme të botës./rtk
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës