Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në fjalën e tij uroi të gjithë të pranishmit për 19 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se populli, aktivisti, dhe veprimtari me ditëlindje sot, Ukshin Hoti, janë tri subjektet që duhen falënderuar për ecjen e suksesshme të Lëvizjes, shkruan Arbresh.info.
Ai kujtoi edhe Arbënor e Astrit Deharin, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn.
“19 vite rrugëtuam së bashku, 19 vite kaluam nëpër të gjitha vështirësitë e mundshme, nëpër plotë beteja politike dhe ja tek jemi pas 19 vitesh Lëvizja më e madhe shqiptare dhe duke shikuar sigurtë drejt fitoreve të reja. Falënderimi i parë për gjithçka të bukur që kemi arritur së bashku i takon popullit tonë të dashur e të vuajtur, të cilit ne si Lëvizje gjithmonë i qëndruam pranë por i cili po ashtu nuk na braktisi neve kurrë. Falënderimi i dytë i takon aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, atij aktivisti të thjeshtë të cilin nuk e ndali dot asnjë furtunë politike, atij aktivisti që me plotë vetëmohim dha gjithçka duke përfshirë edhe jetën e tij si Arbënori e Astriti, si Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dhe të tjerë që dhanë gjithçka nga vetja në përpjekjen tonë të përbashkët për ta bërë Kosovën të lirë e të fuqishme.”, tha Konjufca./Arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...