Anëtarësimi i Ballkanit në BE, Lajçak: Kemi momentum të ri që nuk duhet humbur

22:16 | 17 Qershor 2024
E.G

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.

Në një postim në “X” ai ka folur edhe për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE duke thënë se është një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur, shkruan Arbresh.info.

“I pyetur për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e tij për të ardhmen në BE në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë, theksova se kemi një momentum të ri, i cili nuk duhet humbur”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme