Reuters shkruan se udhëheqësi i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka humbur gjyqin në Londër, ku apeloi vendimin për shpalljen non-grata nga ana e Britanisë së Madhe.
Keu i Partisë Demokratike, u shpall non-grata nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilat ai i mohon, shkruan Reuters.
Ai apeloi kundër vendimit në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në muajin mars, duke argumentuar se iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të pohimeve të rreme dhe të paprovuara.
Reuters thekson se SIAC hodhi poshtë padinë e Berishës në një vendim të marrë këtë të hënë (17 qershor).
Vendimi i Britanisë për të shpallur non grata Sali Berishën erdhi një vit pasi ai u sanksionua edhe nga Shtetet e Bashkuara nën dyshimet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin ekzekutiv.
“Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë”, theksohet më tej në shkrimin e Reuters.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...