Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e profesorit dhe meteorologut, Sylë Tahirsylaj.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca shkruan se ai ka lënë një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë.
“Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë. Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur”, ka pohuar ai.
Konjufca ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e tij.
“Ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre!U prehtë në paqe”, thotë ai./Arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...