Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në Llapushnik të Gllogocit

08:36 | 17 Qershor 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jetë në Llapushnik të Gllogocit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, shkruan Arbresh.info.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Llapushnik, Gllogoc/ 16.06.2024 – 21:00-22:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme