Google ADS

Roja bregdetare greke shkaktar të shumë vdekjeve të emigrantëve në Mesdhe

07:39 | 17 Qershor 2024
E.H

Roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë.

Të nëntë janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerra përsëri në det pasi arritën në ishujt grekë, raprton BBC transmeton Arbresh.info.

Roja bregdetare greke i tha hetimit tonë se kundërshton me forcë të gjitha akuzat për veprimtari të paligjshme.

BBC ka publikuar pamjet e 12 personave duke u ngarkuar në një varkë të rojes bregdetare greke dhe më pas të braktisur në një gomone tek një ish-oficer i lartë i rojes bregdetare greke.

Qeveria greke është akuzuar prej kohësh për kthime të detyruara – duke i shtyrë njerëzit drejt Turqisë, prej nga kanë kaluar, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme