Euro 2024 vazhdon spektaklin edhe sonte.
Gjate ditës së sotme luhen tri ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Gjithçka nis me ndeshjen e Rumanisë ndaj Ukrainës, e cila luhet në kuadër të grupit E.
Kjo ndeshje fillon nga ora 15:00.
Ndërsa në kuadër të grupit E, luhet edhe një sfidë tjetër ajo ndërmjet Belgjikës dhe Sllovakisë.
Kjo ndeshje starton nga ora 18:00.
Ndërkohë ndeshja e fundit është e një ndër favoritëve për të fituar Euro 2024, Francës.
Kombëtarja e gjelave nuk do të ketë një ndeshje të lehtë pasi do të përballet me Austrinë.
Ndeshja nis nga ora 21:00.
Këto dy kombëtare bëjnë pjesë në grupin D së bashku me Holandën dhe Poloninë, ku këto dy fundit kanë luajtur ndeshjen mes tyre ditën e djeshme ku triumfuan tulipanët me rezultat 2-1./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I