Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.
Pesë të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale.
Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.
Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në km 11 është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.
Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë katër udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjec si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjec nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjec nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjec nga Greqia.
Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe tre pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjec nga Elbasani./abcnews.al
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...