Politikani malazez, Miodrag Vlahoviq, e ka kritikuar presidentin e vendit të tij, Jakov Milatoviq, pasi nuk ka bërë asnjë njoftim në platformën X, lidhur me një takim që e pati me presidenten Vjosa Osmani.
Ai theksoi se Milatoviq pati një bisedë të vërtetë me Osmanin.
“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo nga ajo që bëni një foto me ndonjë burrështetas dhe më pas e shpallni ‘bisedë’”, ka thënë Vlahoviq në platformën X.
Ndër tjera, ai e ka falënderuar Osmanin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar ndaj Malit të Zi.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua