Begaj uron Kurban Bajramin besmitarëve myslimanë shqiptar

08:56 | 16 Qershor 2024
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar gjithë mesimtarët mysliman shqiptar me rastin e Kurban Bajramit.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë, përcjell Arbresh.info

Postimi i plotë:

Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!

Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.

Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.

Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme