Google ADS

Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq

08:25 | 16 Qershor 2024
E.H

Policia e Kosovës ka demantuar lajmet e disa mediumeve serbe kinse disa të rinjë serb nuk janë trajtuar mirë nga policia në Leposaviq.

Në njoftim thuhet se policia në rastin në fjal ka reagar në një rast prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një kafiteri, përcjell Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës serbe për Kosovë të cilët paraqesin situatë jo reale se kinse Policia e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk janë sjellë si duhet ndaj disa të rinjve/fëmijëve serb në komunën e Leposaviçit.

Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik.

Vlen të theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike. Për informacione zyrtare ftojmë mediat dhe të gjitha palët që ti referohen informacioneve zyrtare të Policisë se Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme