Google ADS

Lamine Yamal thyen edhe një rekord, bëhet lojtari më i ri që luan në një Kampionat Evropian

19:26 | 15 Qershor 2024
R J

Lamine Yamal sapo ka thyer rekordin dhe është futur në histori të Kampionateve Evropiane, në ndeshjen që Spanja po e zhvillon ndaj Kroacisë.

Në moshën 16 vjeç, 11 muaj e dy ditë, anësori spanjoll ka thyer rekordin si futbollisti më i ri që marr pjesë në një fazë finale të Kampionatit Evropian.

Ai kaloi polakun Kazper Kozlowski, i cili kundër Spanjës në Euro 2020, doli në fushë në moshën 17 vjeç e 246 ditë.

Ai këtë e bëri këtë vetëm disa orë pasi Jude Bellingham kishte thyer rekordin në moshën 17 vjeç e 349 ditë.

Tani sfida e Lamine Yamal është të bëhet golashënuesi më i ri në 64 vitet e Kampionatit Europian. Ky rekord mbahet që nga 21 qershori 2004 nga zvicerani Johan Vonlanthen, i cili shënoi golin për vendin e tij në humbjen 3-1 kundër Francës. /Telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme