Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka zgjeruar listën e destinacioneve duke shtuar edhe fluturimin më të ri drejt Zagrebit, Kroaci. Croatia Airlines realizoi me 14 qershor fluturimin e saj të parë në linjën Zagreb-Tiranë.
Për të inauguruar fluturimin e parë nga Zagrebi në Tiranë, në Aeroportin e Tiranës u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje. Në mesin e pasagjerëve të parë që mbërritën në Tiranë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda.
“Jam i lumtur që isha në fluturimin e parë direkt nga Zagrebi në Tiranë. Fluturimi shkoi shumë mirë, zgjati vetëm një orë. Në këtë mënyrë forcohen edhe më shumë lidhjet mes dy vendeve tona, në aspektin ekonomik dhe atë të turizmit, si dy destinacione të rëndësishme turistike”, tha ambasadori Riza Poda.
Marija Pavić, Drejtore e Shitjeve në Croatia Airlines theksoi se lidhja direkte mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënie mes dy vendeve.
“Jemi të lumtur që këtë vit kemi përfshirë Tiranën në rrjetin tonë të destinacioneve ndërkombëtare dhe që do të lidhim Tiranën drejtpërdrejt me Zagrebin, kryeqytetin e Kroacisë. Shpresoj që të gjithë pasagjerët, pavarësisht nëse udhëtojnë për biznes apo për kënaqësi, do të përfitojnë nga ky opsion i ri udhëtimi i disponueshëm për ta që sot. Shpresoj gjithashtu që kjo lidhje direkte ajrore mes kryeqyteteve të Kroacisë dhe Shqipërisë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe miqësore mes dy vendeve tona.”, tha Marija Pavić.
Croatia Airlines do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën direkt deri në mes të tetorit të këtij viti dy herë në javë, të premteve dhe të dielave.
“Nisja e fluturimeve me Croatia Airlines në TIA është një shenjë e sigurt se aeroporti është dhe do të mbetet tërheqës për të gjithë operatorët prestigjozë, në këtë rast edhe duke forcuar pozicionimin e Star Alliance në aeroportin tonë. Falë vizionit largpamës të Kastrati Group, kjo linjë do të mbushë një boshllëk të madh në rrjetin e linjave të TIA-s, duke lidhur më në fund Tiranën dhe Zagrebin, pikërisht në kohë për Euro2024!”, tha Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nën menaxhmin e Kastrati Group, po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme listën e destinacioneve sezonale dhe të përhershme. Falë investimeve, aeroporti është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota./abcnews.al
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut