Rreshter Master Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
FSK njofton se rreshterja Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga te cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës.
“Akademia e nënoficerëve është edukim një vjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve. Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjencione tjera”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...