Google ADS

Kurbani dhe historiku i tij, flet kryeimami i Prishtinës

13:00 | 16 Qershor 2024
K.B

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Festën e Kurban Bajramit.

Ajo që e bën të veçantë këtë ditë është therja e kurbanit.

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan Hashani për Arbresh.info tregon me detaje historinë se si ka mbetur që në festën e Bajramit të vogël, të thërret kurbani.

“Historiku i Kurban Bajramit ndërlidhet me Profetin e nderuar Ibrahimin a.s. që tani gjendemi në kohën e Haxhit dhe i tëri rituali i Haxhit dhe therja e kurbanit është historik nga Ibrahimi. Historiku ndërlidhet mandej me ceremoninë e Haxhit të gjitha ritualet që bëhen janë të Ibrahimit a.s. që janë trashëgu gjeneratë pas gjenerate dhe në fund, inspirohet nga ana e Zotit për ta ther kurban djalin e tij të vetëm Ismaili a.s, në momentin kur ka dasht me bë kurban djalin tij, i madhi Zot e ka sjell një dash nga Xheneti një dash të veçantë për Ibrahimin as, dhe sot neve na ka mbet si traditë therja e kurbanit”, thotë Hashani.

Hashani pati edhe një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ai uroi çdo të mirë për këtë vend.

“Mesazhi jonë është urojmë për të gjithë popullin tonë paqe lumturi harmoni dhe çdo të mirë për këtë vend për këtë popull kudo që gjendën ata”, thotë ai.

Ndryshe, namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor u fal në ora 05:34.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/


Të ngjashme