Periudhë e gëzimit, mirënjohjes dhe reflektimit për myslimanët, duke theksuar rëndësinë e besimit, bindjes dhe mirësjelljes ndaj të tjerëve.
Rituali kryesor i kësaj feste është sakrifica e një kafshe, e cila gjenezën saj e ka nga koha e Pejgamberit Ibrahim.
Bëhet fjalë për festën e Kurban Bajramit, njëra ndër festat më të rëndësishme në fenë islame që festohet nga myslimanët në të gjithë botën.
Kurban Bajrami ngre nivelin e frymës së solidaritetit dhe respektit ndërmjet njerëzve.
Sa i përket solidaritetit, Drejtori i Shoqatës Humanitare ”Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, ka bërë të ditur se shoqata e tyre, deri më tani, kanë shpërndarë mbi 20 mijë kg mish, ku kanë përfituar mbi 4 mijë familje me nga 5 kg mish, ndërsa janë afro 7 mijë pako ushqimore që priten të shpërndahen gjatë ditës së diel, pikërisht në ditën e parë të Kurban Bajramit.
Ajvazi tregon procedurën e therjes së kurbanit, sipas normave fetare.
“Procedura për therjen e kurbanit, është me rregulla fetare, që çdo besimtar e ka obligim që ta therë një kurban për familje dhe për vete, në ditën e parë, pas faljes së Kurban Bajramit, falet dhe namazi i sabahut, besimtarët kthehen dhe e prenë kurbanin”, shprehet ai.
Tutje, ai flet rreth procesit të therjes së kurbanit.
Bashkësia Islame bënë therjen kurbanit, bëhet copëtimi, bëhet ngrirja e thelle deri në minus 40 gradë, paketohet dhe pastaj ne e shpërndajmë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tek familjen skamnore dhe ato të cilat janë me kushte të rënda ekonomike”
Ajvazi gjithashtu tregoi rreth ndihmave që po i ofrohen familjeve me kushte teje të rënda ekonomike.
“Në prag të festës së Kurban Bajramit, këto ditë kemi shpërnda mbi 4000 kg mish për familjet që kemi përzgjedhur që kanë tejet kushte të rënda ekonomike dhe kanë përfituar nga 5 kg mish, në mënyrë që ata për Ditën e Bajramit, të kenë në tryezën e tyre edhe këtë produkt i cili është jashtëzakonisht i preferuar për të gjitha familjet por edhe për ato skamnore, ditën e djeshme në Prishtinë kemi shpërnda për 500 familje, në Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Shtime, kanë përfituar nga 120 familje nga këto komuna, na ka mbetur Gjakova dhe Vitia”, u shpreh Ajvazi.
Ndër të tjerat, ai tregon rreth frigodhomat, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e mishit të freskët për një kohë të gjatë.
“ Ne i kemi këtu dy frigodhomat, kapaciteti i tyre është mbi 170.000 kg që munden me u ngri, mbi -25 gradë që mbahet i ngrirë, në rradhë të parë shkon deri në -40, ngrihet me ngrirje të thellë, dhe vjen ruhet këtu në depon tonë dhe prej këtu fillon menjëherë shpërndarja tek çdo qytetarë që ka nevojë, transporti që bëhet në krejt qytetet bëhet me frigotransporter, i cili ka temperaturat minus”, tha ai.
Drejtori i Shoqatës flet rreth pakove me mish të cilat janë shpërndarë.
“Nga pakot me mish i kemi shpërnda mbi 20 mijë kg mish, kanë përfituar mbi 4mijë familje nga 5 kg mish, ndërsa pakot ushqimore janë 7 mijë apo 8mijë pako ushqimore që do të ju shpërndahen” u shpreh ai.
Ai gjithashtu tregon për dhuratat që shpërndahen gjatë kësaj feste për fëmijët.
“Posaçërisht në këto festa, edhe dhurata shpërndajmë për ditën e Kurban Bajramit dhe ditën e Fitër Bajramit, dhe disa festa të tjera, ato pastaj shpërndahen nëpër shkolla, nëpër qerdhe të fëmijëve, për ti gëzuar ata për festën e Kurban Bajramit”, përfundoi Ajvazi.
Ndryshe, dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të dielën me 16 qershor 2024.
Kafshët si delet, dhitë dhe lopët therën pas namazit të Bajramit. Më pas mishi shpërndahet tek skamnorët apo familjarët.
Sipas fesë islame, qëllimi i therjës së Kurbanit, nuk është therja apo derdhja e gjakut, mirëpo sakrifica dhe vullneti për nderë të Zotit./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...