Google ADS

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi

11:23 | 15 Qershor 2024
K.B

Radiotelevizioni i Malit të Zi (RTCG) ka dhënë lajmin e tmerrshëm mëngjesin e sotëm (e shtunë) për shkak se ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares së tyre, Matija Sarkic.

Siç pretendojnë mediat nga Mali i Zi, Sarkic është sëmurë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Budva, miqtë e tij kanë thirrur menjëherë ambulancën, por portieri 26-vjeçar nuk ka mundur të shpëtojë.

Sarkic ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në orën 06:30, dhe publiku malazez është në shok pasi vetëm pak ditë më parë ka lënë përshtypje me mbrojtjen e tij në ndeshjen me Belgjikën, kur u munden 2-0.

Malazezët e festuan paraqitjen e tij, duke menduar se do të kishin një portier për dekadën e ardhshme, por ai vdiq vetëm pak ditë më vonë.

Policia ndodhet në vendngjarje, po hetohen të gjitha rrethanat, por me shumë gjasa bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Sarkic ishte anëtar i Millwallit, dhe më herët ai mbrojti për shumë skuadra angleze si Wolves, Stoke, Birmingham, Aston Villa dhe Shreësbury. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme