Euro 2024 sapo ka filluar, por bisedimet për golashënuesit më të mirë të turneut tashmë po qarkullojnë dhe emrat nuk janë edhe aq befasues.
Mes yjeve që synojnë çmimin më të lakmuar të Evropës, disa do të konkurrojnë për golashënuesin më të mirë të turneut.
Me fillimin e Euro 2024, beteja për Këpucën e Artë premton të jetë po aq emocionuese sa edhe vetë kërkimi për trofeun.
Lista sigurisht që përmban emrat e golashënuesve tashmë të njohur si Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Cristiano Ronaldo.
5 – Jude Bellingham
Një lojtar për të parë është Bellingham. Pas një sezoni fantastik debutues me Real Madridin, tifozët anglezë shpresojnë që 20-vjeçari të vazhdojë formën e tij edhe me kombëtaren.
Çuditërisht, ai është favoriti i pestë për Këpucën e Artë, përpara Robert Lewandowskit dhe Olivier Giroud.
4 – Romelu Lukaku
Lukaku është një tjetër pretendentë i fortë. Pavarësisht kritikave nga tifozët e Chelseat, statistikat e golave të tij flasin vetë.
I huazuar te Roma, Lukaku ka shënuar mbi 50 gola në tre sezone dhe krenohet me 85 gola në 115 paraqitje ndërkombëtare, duke vendosur një rekord në kualifikuese me 14 gola në tetë ndeshje.
3 – Cristiano Ronaldo
Ronaldo në moshën 39-vjeçare mbetet një prani e jashtëzakonshme.
Golashënuesi më i mirë ndërkombëtar synon të shtojë numrin e tij dhe të udhëheqë Portugalinë në atë që mund të jetë Kampionati Evropian i tij e fundit.
Konkurrenca e tij e bën atë favoritin e tretë për Këpucën e Artë.
2 – Harry Kane
Ylli i Anglisë është favoriti i dytë pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke shënuar 44 gola në 45 paraqitje.
Me 63 gola në 91 ndeshje për Anglinë, Kane shpreson të udhëheqë Tre Luanët drejt fitores dhe të fitojë Këpucën e Artë.
1 – Kylian Mbappe
Në krye të listës është Mbappe. Sulmuesi francez, tani te Real Madridi, shfaqi talentin e tij në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke fituar Këpucën e Artë me tetë gola.
Në moshën 25-vjeçare, ai synon të udhëheqë Francën për të rifituar Kampionatin Evropian dhe për të forcuar statusin e tij si golashënuesi më i mirë i Evropës./Telegrafi/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...