Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF).
Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.
Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Republikës së Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.
Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Republikën e Kosovës, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe Zyres së Kryeministrit.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info/
Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë...
“Çështje e sigurisë kombëtare”, Ukraina ndalon përdorimin e ...
Lëndohet Vedat Muriqi
Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para
Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit
Veliaj: Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet me standard...