Sot fillon Samiti për Ukrainën, Kosova përfaqësohet nga presidentja Osmani

09:39 | 15 Qershor 2024
K.B

Sot do të fillojë Samiti për Paqe për Ukrainën, që do të mbahet në Burgenstok të Zvicrës.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një njoftimi Presidenca ka theksuar se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

Ky samiti i nivelit të lartë do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, por edhe rëndësinë e arritjes së paqes.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë botëror.

LEXO EDHE:

Osmani udhëton për në Zvicër, përfaqëson Kosovën në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme