Sot Shqipëria do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin e Dortmundit, duke filluar nga ora 21:00.
Pra kanë mbetur edhe pak orë, që pritjes për një spektakël me plot emocione po i vjen fundi.
Kuqezinjtë nisin misionin e tyre në ‘Euro 2024’ ndaj kampionit momental të Evropës.
Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.
Po ashtu kryetari i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka, është shprehur optimist për një fitore të Shqipërisë, pasi ditë më parë tha se “Shqipëria do të fitojë me rezultat minimal 1:0 kundër Italisë”./kk
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani