Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

07:00 | 15 Qershor 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e shtunë), moti do të jetë me diell, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Po ashtu pritet të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin nga IHMK-ja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme