Policia e Kosovës ka arrestuar një 23- vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet se ka rrëmbyer një person, dhe për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash prej 30 mijë euro.
Policia përmes një komunikate për media njofton se viktima është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, derisa 23 vjeçari i dyshuar është arrestuar.
Në lokacionin ku është mbajtur viktima, janë sekuestruar 1 armë, 1 thikë, 1 sëpatë si dhe gjësende të tjera.
Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale./Arbresh.info/
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...
Fluks në Morinë, 17-vjetorin e Pavarësisë qytetarët e Kosovë...
Kurti me gruan bëjnë homazhe në vendin e sulmit në Mynih ku ...
Shembet miniera e arit në Mali, vdesin 40 njerëz