Tony Blair i shkruan letër falënderimi Osmanit: Miqësia me popullin e Kosovës zë një vend të çmuar në zemrën time

21:27 | 14 Qershor 2024
K.B

Ish-kryeministri britanik Tony Blair i ka shkruar të parës së shtetit tonë, Vjosa Osmanit një letër, duke e falënderuar për ftesën për të qenë pjesë e festimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për dhuratën e gurit të kristaltë.

Blair në letrën e tij ka shkruar se vizita në Kosovë pas 12 vjetësh për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit, ishte një rast i veçantë për të, shkruan Arbresh.info

Ai ka shkruar tutje se populli i Kosovës ka një të ardhme të ndritur përpara dhe miqësia e tyre zë një vend të çmuar në zemrën e tij.

Letra e Tony Blair për presidenten Vjosa Osmani:

E dashur Vjosa,

Doja të shkruaja për t’ju dërguar falënderime dhe mirënjohjen time më të sinqertë për pritjen e vizitës sime dje në Kosovë. Ishte kënaqësi të takohesha me ju dhe një nder i vërtetë t’i drejtohesha Parlamentit me ftesën tuaj gjatë kësaj jave historike.

Isha shumë i nderuar që mora gurin e kristaltë, cili do të vendoset në raftin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova.

Vizita në Kosovë pas 12 vjetësh për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit, ishte një rast i veçantë për mua. Populli i Kosovës ka një të ardhme të ndritur përpara dhe miqësia e tyre zë një vend të çmuar në zemrën time.

Faleminderit shumë dhe mezi pres t’ju takoj përsëri së shpejti.

Ishte një ditë e mrekullueshme.

LEXO EDHE:

Kurti: Miqtë e Kosovës sikurse Sir Tony Blair, janë miq të vërtetë dhe të vërtetës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme