Google ADS

Bastisja në veri me informacionet e AKI-së, Policia: Armatimi ishte fshehur nga pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës

20:45 | 14 Qershor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione që ka armatim të fshehur në veri.

Policia njofton se rasti i parë është në veri të Mitrovicës në afërsi të Tre Rrokaqiejve dhe tjetri në rrugën “Qeta e Minatorëve”.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

“Në kuadër të aktiviteteve operative ne bashkepunim me AKI dhe qytetarët kemi arritur t’i identifikojmë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndelidhet me personin ne kerkim, Marjan Radojeviq! ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe nderlidhet me subjektin ne kerkim Zarko Cvetkoviq.

Lokacioni 1:

•3 Arme te gjata AK-47

•4 Karikatore me 60 fishekë

•1 keher me 11 Fishek

•1 kellef revole

•1 çantë ushtarake

Lokacioni 2 :

•1 rrip brezi me 25 fishek për arme gjuetie.

•23 fishek për armë gjuetie

•Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek

•3 karikator me nga 8 fishek

•2 karikator ne fotrolle

•28 fishek per arme te gjate

•10 kreher me fishek të armës së gjatë (99 fishek)

•1 kuti me fishek 7×62

•4 pastruese te armës

•Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3: •Arme e gjate me bajonete

•1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll.

•Çantë e zeze me pajisje per pastrim te armës

•2 kutia me nga 50 fishek 7×62 •3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek

•Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4:

•Iriq metalik

•Jelek i brendshëm Antiplumb

•30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100

•1 Uniforme

•Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare

•Adapter per Radiolidhje./Arbresh.info/

Të ngjashme