Google ADS

Bulliqi e pret Kurtin në Podujevë: Bashkëpunimi komunë-qeveri nuk ka qenë asnjëherë më i mirë e më i dobishëm

19:20 | 14 Qershor 2024
K.B

Kryetari i Podujevës, Shpjetim Bulliqi ka pritur në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Bulliqi e ka informuar Kurtin për punët dhe projektet që po realizohen në Podujevë.

“E shfrytëzova rastin që edhe ta falënderoj për mbështetjen e pakursyer të ministrive të linjës në realizimin e këtyre projekteve, si dhe e informova për projektet e mëdha kapitale që kemi nevojë për mbështetje në të ardhmen e të cilat nuk mund t’i mbulojmë si nivel lokal”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Pas takimit në zyre, Bulliqi thekson se kanë ecur përgjatë sheshit të qytetit për të vazhduar në tubimin madhështor me gra.

Ndërsa ka shtuar se bashkëpunimi komunë-qeveri nuk ka qenë asnjëherë më i mirë e më i dobishëm sesa që është aktualisht. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme