Konfiskohet armatim në veri, Policia e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media

19:01 | 14 Qershor 2024
K.B

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.

Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë veri./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Policia e Kosovës gjen armë në veri

Të ngjashme