Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Italinë.
Kjo përballje do të zhvillohet në mbrëmjen e nesërme dhe do të jetë ndeshja hapëse për “kuqezinjtë”.
Kapiteni i kombëtares tha se edhe pse kanë lindur në shtete tjëra, Shqipëria gjithmonë ka qenë në mendjet dhe zemrat e tyre.
“Ne flasim shqip në shtëpi, prindërit tanë janë rritur në Shqipëri dhe në Kosovë, të gjithë jemi shqiptarë. Edhe pse kemi lindur në shtete të tjera, ne kemi ndjekur traditat dhe zakonet tona, të shqiptarëve, për këtë arsye nuk ka qenë e vështirë që të zgjedhim Shqipërinë”, tha ai fillimisht.
Gjimshiti e cilësoi si të vështirë përballjen ndaj Italisë, duke thënë se Sylvinho i ka përgatitur mirë për këtë sfidë.
“Cdo ndeshje është e vështirë dhe e rëndësishme, por ndeshja me Italinë mund të jetë vendimtare dhe të ndryshojë rrugëtimin. Nëse e fillojmë me këmbën e mbarë, mund të na jap më shumë besim për vazhdimësinë. I kemi parë ndeshjet e fundit të Italisë në miqësore dhe trajneri na ka treguar forcën e tyre dhe ku duhet të kemi kujdes”, tha ai./GazetaExpress/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...