Zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka qëndruar në Kroaci, në kuadër të konferencës ASDA, e cila u mbajt në Zagreb.
Me këtë rast, ai është takuar me Sekretarin e Shtetit kroat, Zdravko Jakop. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, në këtë takim Jakop konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.
“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës është fokusuar kryesisht në ofrimin e mbështetjes për përpjekjet e Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizatat dhe iniciativat euroatlantike dhe rajonale, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, anëtarë të shumtë janë shkolluar në Akademinë Ushtarake Kroate ‘Dr. Franjo Tuxhman’. Me këtë rast, Sekretari i Shtetit Jakop shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës në procesin e anëtarësimit në integrimet euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...