Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtoren dhe Shefen e Programeve të NDI-së, Stephanie Rust, si dhe Drejtorin e Programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë organizatë partnere, si dhe nevojën për të ecur përpara e së bashku me punën e mirë, me synimin e forcimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe profesionalizmit në proceset apo rezultatet institucionale.
Konjufca i falënderoi znj. Rust dhe z. Benjamin për punën e tyre dhe për kontributin e madh të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Republikën e Kosovës, që ka qenë një partner tejet i vyer ndër vite, me shumë rezultate të arritura në institucionin tonë legjislativ dhe demokracinë tonë parlamentare, si dhe në nivel tërësor shtetëror e shoqëror. Sipas kryekuvendarit, kjo traditë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë gjithnjë duke u thelluar.
Znj. Stephanie Rust dhe z. Robert Benjamin e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe theksuan përkushtimin e NDI-së për të vazhduar bashkëpunimin e për të vazhduar me punën e përbashkët në interes të vendit tonë dhe demokracisë./Arbresh.info/
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”