Rahoveci, ka kremtuar Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë kremte, ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është shpallur qytetar nderi i Rahovecit dhe është vlerësuar si kontribuues real në çështjen e Kosovës dhe parandalimin e gjenocidit, duke njoftuar Bashkësinë Ndërkombëtare për krimet që po ndodhnin në Kosovë.
“Duke qenë faktor unifikues në një periudhë të trazuar, Pandeli Majko dha kontribut real për të bashkuar faktorin shqiptar, duke shmangur edhe situata konflikti ndërshqiptar, që mund t’i kishin kushtuar rëndë kauzës së çlirimit të Kosovës”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Sipas Lajtifit, Majko me vendosmëri kërkoi nga faktori ndërkombëtar dhe konkretisht nga NATO, që të ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e gjenocidit dhe të spastrimit etnik të Kosovës.
“Pas dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e lashta stërgjyshore, kriza humanitare e Kosovës, mori një kthesë vendimtare pozitive, pas deklaratës së Pandeli Majkos, se Shqipëria mund të presë çdo të dëbuar nga Kosova. Ka dhe një fakt, që përbën anën e shkëlqyer të shtetit shqiptar dhe të qeverisë së asaj kohe. Kryeministri Pandeli Majko dhe të gjithë ministrat e tij, kanë nënshkruar një dokument sekret në qeveri, ku ushtria shqiptare merrte përsipër zyrtarisht furnizimin e UÇK-së me armë. Në këtë mënyrë, Kosova mbetet çështje e zemrës për atdhetarin Pandeli Majko”, ka theksuar Lafiti.
Laifit e ka falënderuar secilin anëtar të Kuvendit që e mbështetën këtë propozim dhe që mundësuan dekorimin e Pandeli Majko me këtë titull nderi.
“Ky dekorim nuk është vetëm për ish-kryeministrin Pandeli Majko, por për të gjithë ata që e mbështetën në këtë kauzë dhe që kontribuuan çlirimin e një pjese të trojeve shqiptare. Duke e uruar zotin Pandeli Majko për qëndrimin e tij stoik dhe frymëzues, e përgëzoj për këtë dekoratë nderi”, ka theksuar Latifi./rtk
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...