Të paktën 3 efektivë policie mbetën të lënduar, ndërsa 9 persona u arrestuan si pasojë e një nate të dhunshme në kryeqytetin grek.
Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar u përplasën me policinë, pak pas mesnate në kryqëzimin Themistokleous me Metaxas, duke hedhur ndaj tyre dhe koktej molotov.
Agresorët nuk kursyen as ekipin e ndërhyrjes së shpejtë të policisë, i cili u thirr për të vendosur situatën në kontroll.
Të plagosur lehtë kanë mbetur tre punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut.
Shkaqet e këtyre akteve të dhunës janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur./A2CNN
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...