Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan, ka folur në lidhje me 120 pengjet që kanë mbetur në Gaza, duke thënë se askush nuk e ka idenë se sa prej tyre janë gjallë.
Hamdan foli edhe për armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit, ku sipas tij, çdo marrëveshje për lirimin e pengjeve duhet të përfshijë garanci për armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.
“Hamasit i duhet një pozicion i qartë nga Izraeli për ta pranuar armëpushimin, pra një tërheqje e plotë nga Gaza dhe për t’i lënë palestinezët të përcaktojnë vetë të ardhmen e tyre. Dhe ne jemi gati të flasim për një marrëveshje të drejtë për shkëmbimin e të burgosurve”, tha Hamdan për CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Hamasi e mban çelësin e bisedimeve, ku Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha dje se “pazaret duhet të ndalen”.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë