Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.
Kuvendi Komunal i Gjakovës mban mbledhje solemne. (Biblioteka Ndërkomunale “Ibrahim Rugova” Gjakovë, ora 09:00)
Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit/Prizren, ora 09:30)
Mbahet edicioni i shtatë DISICON për integritetin e informacionit. (Klan Arena Prishtinë, ora 09:30-16:00)
Komisioni për Shëndetësi mban tryezën “99 – Vite funksionim të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fischer, vizitojnë kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë. (Ora 10:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të bëhet pritja e mysafirëve dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Pandeli Majko. (Oborri i Komunës së Rahovecit, ora 10:30)
Punonjësit e NGB “Rilindja” protestojnë për mos realizimin e të drejtave për 20 përqindëshin. (Para Agjencisë Kosovare të Privatizimit Prishtinë, ora 11:00)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” mban konferencën e 3-të vjetore ndërkombëtare “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore.” (Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan, ora 11:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhje solemne, ku do t’i ndahet çmimi “Qytetar Nderi” ish-kryeministrit të Shqipërisë Pandeli Majko. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 11:00)
Kuvendi Komunal i Gjakovës organizon paradën e lirisë. (Qendra e qytetit Gjakovë, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën mbi gjendjen e gjyqësorit në veri të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, mbahet vizitë kullës së heronjve “toni dhe Mici”. *Kulla e heronjve, ora 12:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, do të bëhet përurimi i emblemës së UÇK-së. (Opterushë, ora 12:15)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, do të bëhet vizitë në Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe. (Ora 12:40)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridike Falas”, organizon tryezën e diskutimit “(Mos) Zbatimi i të drejtave të pensionistëve në praktikë dhe ngarkimi i gjyqësorit me lëndë”. (Hotel “Opera” Prishtinë, ora 13:00 – 15:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit, bëhet vizitë në kompleksin memorial në Gradish. (Ora 13:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 14:00)
Gratë për Vetëvendosje mbajnë tubim me gra dhe vajza në Podujevë teatri “Avdush Hasani”, ora 12:00 dhe tubim me gra dhe vajza në Gjilan, Parku Urban, ish-posta e vogël, ora 18:00)
Për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe Dëshmorëve të Komunës së Malishevës organizohen këto aktivitete:
-Përurohet Shtëpia e Veteranëve dhe Muzeut të UÇK-së. (Shtëpia e Veteranëve dhe Muzeu i UÇK-së pranë varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në Malishevë, ora 09:00)
-Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë. (Ora 09:20)
-Mbahet manifestimi qendror dhe ndarja e çmimeve tradicionale të Kuvendit Komunal të Malishevës. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, ora 11:00)
-Mbahet koncert për të rinj. (Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, Malishevë, ora 18:00)
Për nder të çlirimit të Rahovecit do të mbahet manifestimi qendror. (Rruga “Xhevat Kasapi”, ora 20:00)
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...