Presidenti i Francës Emmanuel Macron dukej mjaft i gëzuar gjatë një konference për shtyp me presidentin e Microsoft Brad Smith të mbajtur prag një samiti të posaçëm investimesh në Paris në fillim të majit.
Gjiganti amerikan i teknologjisë, sapo kishte njoftuar investime shtesë prej 4 miliardë eurosh (4.3 miliardë dollarë) në qendrat e të dhënave dhe sektorin e inteligjencës artificiale (AI) në Francë deri në vitin 2027.
“Qendra e re e të dhënave do të jetë një nga më të mëdhatë në Evropë dhe do të na ndihmojë të jemi një nga udhëheqësit e ruajtjes së të dhënave dhe AI”, pohoi Macron.
Verën e kaluar, Franca publikoi një strategji kombëtare të AI me 500 milionë euro për t’u investuar në krijimin e grupeve të AI deri në vitin 2030.
Disa muaj më vonë, në dhjetor, startup-i i Parisit MistralAI iu bashkua ligës së lartë të AI duke u bërë pjesë të të ashtuquajturve “unicorn” në sektor — pra kompanitë me vlerë më shumë se një miliard dollarë. /dw/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...